Na ndiqni

Durrësi

Investitorët hungarezë, interes për turizmin në Durrës

Nga: ATSH Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 15:13
Investitorët hungarezë

Investitorët hungarezë interesohen për sektorët e ekonomisë dhe turizmit në Durrës

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka pritur në një takim ambasadorin e Hungarisë në Tiranë Lorant Balla.

Ambasadori hungarez shfaqi një interesim maksimal për qytetin e Durrësit dhe atë çka ofron ky qytet për sa i përket veçanërisht sektorit të turizmit dhe atij ekonomik.

Kryebashkiaku Dako është ndalur në këto fusha e sidomos në fushën e turizmit duke e njohur ambasadorin Balla me llojet e turizmit që ofron Durrësi, jo vetëm për plazhin por edhe turizmin arkeologjik, kulturor etj.

Dako deklaroi se turizmi është një prioritet i Bashkisë ku synohet zhvillimi i mëtejshëm i investimeve vendase dhe të huaja.

Nga ana e tij ambasadori Balla ka falenderuar kryebashkiakun Vangjush Dako për pritjen dhe ka biseduar gjatë me kryebashkiakun e Durrësit në lidhje më shumë fusha ku biseda është fokusuar në sektorin e turizmit i cili gjithashtu është një sektor mjaft i rëndësishëm për sa i përket ekonomisë së qytetit dhe të gjithë Shqipërisë. Ambasadori hungarez deklaroi se këtë vit është rritur ndjeshëm numri i turistëve hungarezë në Durrës dhe pritet që ky numër të pësojë rritje edhe më të mëdha në vitet në vijim.

Kryebashkiaku Dako dhe ambasadori Balla biseduan rreth binjakëzimit të Durrësit me njërin nga qytetet kryesore hungareze për të vijuar më pas me intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike dhe atyre turistike, arsimore, kulturore etj.

Balla deklaroi se në vijim do të ndërmerren hapa konkretë për një binjakëzim të tillë që do të sjellë një rritje të numrit të turistëve hungarezë në Shqipëri si dhe nxitjen e investimeve hungareze në Durrës. Në fund të takimit i cili kaloi në një frymë shumë miqësore, kryebashkiaku Dako dhe ambasadori hungarez Balla shkëmbyen dhuratat e rastit. /ATSH

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test