Na ndiqni

Durrësi

Vrau gjyshen, gjykata lë në burg 21-vjeçarin

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 11:44
Gjykata e Durrësit

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën arrest me burg ditën e sotme për 21-vjeçarin Redmon Gruda. 21-vjeçari akuzohet si autor i vrasjes së gjyshes 2 ditë më parë në apartamentin e tyre në lagjen 16 të Durrësit.

Sipas policisë, Gruda u arrestua pasi goditi me thikë një ditë më parë gjyshen, pas një konflikti verbal që dyshohet se ka nisur nga presioni i nipit për t’i marrë para.

Në polici, disa orë pas shoqërimit, ai ka pranuar se e ka goditur gjyshen në gjaknxehtësi e sipër. Gruda u arrestua për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, vepër penale kjo që dënohet me burgim jo më pak se njëzet vite, ose me burgim të përjetshëm.

E moshuara ndante apartamentin me nipërit dhe nusen e djalit, pas vdekjes së të birit vite më parë. Sipas të afërmve, Shkurti, nënë edhe e dy vajzave që jetojnë në Itali, vuante nga skleroza, ndërsa në lagje, 21-vjeçari njihej si i ri problematik, përdorues alkooli dhe hashashi.

TopChannel
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test