Na ndiqni

Durrësi

Kapet i kërkuari ndërkombëtar në Durrës

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 16:35
Kapet i kërkuari ndërkombëtar në Durrës

Një 46-vjeçar është kapur në Durrës, i kërkuar ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Ermal (Alberto) Daci nga Tirana, u arrestua në portin e Durrësit duke hyrë në Shqipëri. Ai është dënuar me 10 vite e 11 muaj burgim nga Gjykata e Apelit të Napolit në Itali.

Ermal Daci është i dënuar për shfrytëzim prostitucioni, rrëmbim personi dhe marrëdhënie seksuale me dhunë. 46-vjeçari i arrestuar në vendin tonë do të ekstradohet në Itali për të vuajtur dënimin.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test