Na ndiqni

Durrësi

Durrës, arrin jahti luksoz “Queen K”

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 13:28
Jahti luksoz “Queen K”

Në kalatën 5 në portin e Durrësit u ankorua sot jahti “Queen K” me gjatësi 73 metra.

Nga Qendra e Informacionit në APD, mësohet se jahti lundroi gjatë natës nga Budva (Mali i Zi) drejt Durrësit.

Ndërkohë në portin më të madh në vend përfundoi përpunimi i anijes 240 metër “MSC Titanio” me gjatësi 240 metra, e cila u përpunua në Terminalin e Kontejnerëve. Mëngjesin e  sotëm  në Terminalin Perëndimor kanë përfunduar përpunimin e janë gati për nisje edhe dy anije që shkarkuan afro 4200 ton melaminë dhe 3500 ton çimento importi, transmeton atsh.

Sipas APD, era e fortë që fryn nga veriu ka shkaktuar një vonesë prej 1-2 orë në lundrimin e trageteve të linjës Bari – Durrës, të cilët priten rreth orës 9.30 në portin më të madh të vendit.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test