Na ndiqni

Durrësi

Drogë në shkolla, arrestohet një 46-vjeçar në Durrës

Nga: top channel Më: 20 shtator 2018 Në ora: 13:21
Ilustrim

Operacioni “Fusha e Rërës” ka përfunduar me arrestimin e një 46-vjeçari në Durrës për shpërndarje të lëndëve narkotike pranë ambienteve të shkollës.

Në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në shkolla, parandalimit dhe goditjes së shpërndarjes së lëndeve narkotike në afërsi të shkollave, policia e Durrësit arrestoi në kushtet e flagrancës 46-vjeçarin Ardian Llana, i dënuar më parë për “Vrasje me dashje”.

Nga Policia Kriminale e qytetit bregdetar disponoheshin informacione se ai posedonte armë zjarri dhe lëndë narkotike të llojit cannabis dhe heroinë, të cilat tentonte t’i shpërndante në afërsi të shkollave.

Mbi bazen e këtyre informacioneve, u organizua dhe u zhvillua operacioni i koduar “Fusha e Rërës” ku u kap në afërsi të një shkolle u arrestua edhe Llana.

Gjate kontrollit atij iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e proves materiale një sasi lënde narkotike cannabis sattiva dhe doza heroine (56 grame canabis dhe 7 doza heroine).

top channel
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test