Na ndiqni

Dokumentare

Histori, çfarë ka ndodhur më 24 nëntor?

Nga: Mediat shqiptare Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 07:28
Lee Harvey Oswald

1642 – Detari holandez Abel Tasman zbuloi ishullin në jug të Australisë dhe e quajti toka e Van Dimenit, e cila për nderë të tij u quajt Tasmania.

1859 – Charles Darwin publikon “Mbi Origjinën e Specieve”, përvjetori i këtij libri është quajtur “Dita e Evolucionit”. Duke respektuar natyrën në të gjitha format e saj – Darwin pa se të gjitha qeniet janë të lidhura. Çdo gjë e gjallë ndan një prejardhje, dhe arriti në përfundimin se, shumëllojshmëria e jetës në Tokë rezulton nga proceset në punë gjatë miliona vjetëve, dhe ende në punë sot.

1914 – Itali – Benito Musolini përjashtohet nga partia socialiste. Arsyeja? Kur Italia i shpalli luftë Turqisë në vitin 1911, Musolini u burgos pasi bënte propagandë pacifiste. Pastaj u bë redaktor i gazetës zyrtare socialiste “Avanti”; kur Lufta e Parë Botërore shpërtheu, Benito Musolini deklaroi se Italia nuk duhet të merrte pjesë.

1922 – Shkrimtari dhe pjesëtari i IRA-së, Robert Erskine Childers, u ekzekutua nga Shteti i Lirë Irlandez për mbajtje të pistoletës pa leje.

1932 – Në Uashington – FBI (Byroja Federale e Hetimeve) përuron Laboratorin e Krimeve, duke e vendosur aktualisht në Bazën e Korpusit të Marinës në Quantiko, Virginia.

1940 – Lufta e Dytë Botërore: Sllovakia bëhet nënshkruese e Paktit Tripalësh, duke iu bashkuar zyrtarisht fuqive te Boshtit.

1947 – SHBA – Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve mbi hetimin e Aktiviteteve antiamerikane dënon me 6 muaj deri në 1 vit burgim grupin e ashtuquajtur “Hollywood 10”. Lista e zezë me emrat e 10 regjisorëve, operatorëve, skenaristëve, aktorëve, drejtorëve të filmave për qëndrim mospërfillës ndaj pyetjeve të komisionit nëse ishin ose jo komunistë.

1963 – Lee Harvey Oswald u vra nga Jack Ruby në bodrumin e departamentit policor në Dallas në transmetim të drejtpërdrejtë televiziv.

1966 – Aeroplani bullgar “TABSO 101” me 82 pasagjerë, u rrëzua në Bratisllavë, Sllovaki.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test