Na ndiqni

Dieta

Dietat me bazë karbohidrate në mish shkurtojnë jetën

Nga: Mediat Shqiptare Më: 26 shtator 2018 Në ora: 17:01
Ilustrim

Njerëzit e moshës së mesme që konsumojnë gjysmën e kalorive ditore të nevojshme nga karbohidratet - jetojnë për disa vite më shumë se ata që kanë dietë të bazuar në karbohidrate të ulëta në mish.

Ky është rezultat i shumë viteve të hulumtimit të botuar në Lancet. Një dietë e ulët bazuar në marrjen e karbohidrateve të reduktuar dhe ngritjen e marrjes së yndyrës janë shumë të popullarizuara pasi premtojnë humbje peshe dhe reduktim të rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme.

Trupi i njeriut ka nevojë për karbohidratet si një burim i rëndësishëm energjie për trupin, një burim i shkëlqyeshëm i fibrave dhe një mjet për parandalimin e zhvillimit të sëmundjeve të shumta.

Duhet theksuar se karbohidratet nuk janë të njëjta. Karbohidratet e thjeshta nga ushqimet e rafinuara dhe të përpunuara çojnë në obezitet, diabet, probleme me zemër, apo edhe në rrezik nga kanceri. Megjithatë, karbohidratet e konsumuara nga burimet e duhura si orizi ose buka bëhen pjesë e një diete me kalori të ulët dhe të ekuilibruar.

15.400 amerikanë ishin pjesë e studimit që u zhvillua për më shumë se 25 vjet. Është vërtetuar se njerëzit që morën 50-55% të energjisë së tyre me karbohidrate - kishin një shans më të mirë për një jetë më të gjatë se ata që kishin vlera më të ulëta.

Shkencëtarët vlerësojnë se pas moshës pesëdhjetë vjeç, njerëzit që marrin sasi të moderuar të karbohidrateve (rreth 40%) nga burime të shëndetshme mund të jetojnë mesatarisht edhe 33 vjet.

Ata gjithashtu pretendojnë se marrja e lartë e karbohidrateve (rreth 70%) nga orizi, makaronat, ëmbëlsirat, pijet e ëmbla - zvogëlon jetëgjatësinë, por ende shumë më pak në krahasim me atë dietë në të cilën dominon mishi.

"Ushqimet me pjesë të vogël të karbohidrateve që zëvendësohen me proteina ose yndyra janë shumë të njohura kohët e fundit, por rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se kjo është e lidhur me jetëgjatësi më të shkurtër deri në 4 vjet"," tha Sara Seidelman, udhëheqëse studimore.

"Duke zëvendësuar mishin me yndyra nga bimët, siç janë avokado apo arra, dhe proteina të tilla si soja dhe fasulet, zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme", shton ajo.

Autorët e studimit besojnë se pasoja e shpeshtë e dietave perëndimore është rritja e konsumit të proteinave dhe yndyrave të kafshëve, të cilat shpesh shoqërohen me inflamacion dhe plakjen e trupit.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test