Na ndiqni

Diaspora

Shoqata ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi me telegram ngushëllimi për Latën

Nga: Hysen Ibrahimi Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 07:09
Ruzhdi Lata

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, mori një lajm të dhimbshëm për shuarjen e jetës së Kryetarit të Komunës së Dibrës.

Shoqata e çmon lartë punën dhe veprimtarinë e Kryetarit Ruxhdi Lata tani më të ndjerë dhe bashkëpunimin e ngrohtë e miqësor që kemi pasur me te.

Ky lajm ka pikëlluar pa masë anëtarësinë dhen kryesinë e Shoqatës sëe Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, në Suedi.

Ishte një veprimtar i devotshëm, besimtar i thellë, por, mbi të gjitha shërbëtor i kombit shqiptar dhe i të gjithë qytetarëve të Dibrës heroike.  

Ndaj, përmes këtij

TELEGRAMI NGUSHËLLIMI

Familjarëve e farefisit, të Ruzhdi Latës, qytetarëve të Dibrës, të gjithë miqve dhe dashamirëve të tij u shprehim ngushëllime të sinqerta për humbjen e këtij burri të Madh.

Shpirti i tij u prehtë përjetësisht në parajsë!

Qoftë i përjetshëm edhe kujtimi për te.

Për ShShASh "Papa Klementi XI Albani", Suedi

Kryetari,

Hysen Ibrahimi

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test