Na ndiqni

Diaspora

Turne shahu në kuadër të ‘‘Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri 2018’’

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 23:06
Vjenë, 18 nëntor 2018

Në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri (KKShShA: www.keshilli-koordinues.at), në kuadër të manifestimeve për nder të ‘‘Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri 2018’’, në ambientet e shoqatës “Kërçova”, klubi shqiptar i shahut Arbëria organizoi një turne të hapur shahu. Ky aktivitet u ndihmua nga KKShShA, Rrjeti i Biznesve Shqiptare në Austri, ndërmarrja ‘‘Alushaj’’ dhe shtypshkronja “Alba Kopie” me pronar Gjevat Balaj.   

Fillimisht, në emër të KKShShA të pranishmëve ju drejtua Vinçenc Palushaj, sekretar, i cili, ndër të tjera, nënvizoi rëndësinë e Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri në promovimin e vlerava kulturore të kombit tonë, si dhe vlerësoi bashkëpunimin mes këtij subjekti dhe klubi shqiptar të shahut Arbëria me seli në Vjenë. Ai në mënyrë të veçantë u fokusua ne moton e Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri “Bukë, kripë e zemër’’ duke  potencuar posaçërisht pjesëmarrjen në këtë aktivitet të shahistëve të kombeve tjera, si austriakë, sirianë, etj.

Në turne morën pjesë 17 shahistë. Lojërat u zhvilluan në shtatë raunde. Për shahistët më të suksesshëm u ndanë kupa, shpërblime modeste në vlerë monetare dhe mirënjohje.

Në fund, në emër të klubit Arbëria pjesëmarrësit i përshëndeti edhe trajneri Agron Çika.

Gjyqtare e turneut ishte Margit Almert nga Federata e Shahut e Vjenës.

Ky aktivitet u mbështet dhe vizitua edhe nga aktivistët shqiptarë në Vjenë.

Renditja përfundimtare:          pikë

1. Kadri Berbati                      6

2. Gregor Neff, Ing                 6

3. Sajadi Muhamed Faruk       5

4. Agron Çika                         4,5

5. Fatos Krasniqi                     4

6. Faredin Xhakaj                   4

7. Safet Hyseni                       4

8. Christoph Götz                   4

9. Hamdi Hysenaj                   4

10. Sokol Çekani                     3

11. Milot Gashi                       3

12. Kosay Said Isaa                3

13. Valentin Jauker, Mag.       3

14. Petrit Zenuni                     3

15. Hussam Wehba                 2,5

16. Labib Wehba                     2

17. Hanna Wehba                   2

Përndryshe, klubi shqiptar i shahut Arbëria këtë vit, si dhe dy vitet e kaluara,  garon me dy ekipe në Federatën së Shahut të Vjenës. Momentalisht, pas xhiros së katërt të kampionatit në sezonin 2018/2019, në ligën e dytë të Vjenës ekipi Arbëria gjendet në vendin e dytë, ndërsa në ligën e kategorisë së dytë udhëheqë tabelën e klasifikimit në grupin prej 8 klubeve.

Në gjashtë vitet e kaluara ky ishte turneu i trembëdhjetë me radhë i organizuar nga ky klub.

Image
Image
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test