Na ndiqni

Diaspora

Tragjedi për familjen shqiptare, 15 vjeçari me dy miqtë bëhen copash në aksident

Nga: Mediat Shqiptare Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 19:26
Pamje nga video

Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në Qiparisja të Greqisë, aty ku një 15 vjeçar shqiptar ka mbetur i vdekur së bashku me dy miqtë e tij të së njëjtës moshë.

Djemtë kishin lënë orën e mësimit dhe kanë marrë automjetin e babait të të riut shqiptar për një xhiro. Gjatë udhëtimit të rinjtë janë përplasur me një furgon në aksin kombëtar Pirgo-Methoni, pranë zonë së Terpsitheas.

Dy miqtë 15 vjeçarë të shqiptarit, një bullgar dhe një shtetas grek, vdiqën në vend gjatë impaktit të fortë. 15 vjeçari shqiptar humbi jetën gjatë dërgimit të tij në spitalin e Rios.

Nga perplasja eshte plagosur lehte dhe drejtuesi i furgonit, nje 48-vjecar. Tre te miturit jetonin me familjet e tyre ne Kiparisia.

Më poshtë fotot dhe video tregojnë dhe aksidentin dhe gjëndjen në të cilën është katandisur makina ku udhëtonin të rinjtë.

Image
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test