Na ndiqni

Diaspora

Muzikë dhe drogë: Instagram nis bllokimin e llogarive të gangove shqiptarë

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 18:29
Mediat angleze raportuan të shokuara javën e shkuar se gangsterët shqiptarë po ekspozonin në rrjetet sociale pasurinë që e kanë fituar në rrugë kriminale.

Gjigandi i medias sociale, Instagram, ka nisur të bllokojë ose të heqë përmbajtjen e disa prej llogarive të gangsterëve shqiptarë. Kështu raporton gazeta britanike Express.

Mediat angleze raportuan të shokuara javën e shkuar se gangsterët shqiptarë po ekspozonin në rrjetet sociale pasurinë që e kanë fituar në rrugë kriminale.

Një prej këtyre grupeve ishte Hellbanianz me qendër në Londër. Por një zëdhënëse e IG tha se ata nuk e lejojnë sjelljen e paligjshme dhe as kërcënimet e krimit të organizuar.

Ajo ka kërkuar edhe ndihmën e opinionit publik për të raportuar këto raste.

Gazeta shkruan se Hellbanianz sjellin në Angli drogën e Amerikës Latine. “Shumë gangsterë janë fëmijët e azilkërkuesve shqiptarë,” përfundon shkrimi.

Image
Image
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test