Na ndiqni

Çiklizëm

Ndërron jetë çiklisti

Më: 9 prill 2018 Në ora: 17:47
Michael Goolaerts

Bota e çiklizmit është shokuar nga lajmi se 23-vjeçari belg Michael Goolaerts ka ndërruar jetë në spitalin e Lilles, pak orë pasi pësoi një atak kardiak gjatë garës klasike Paris-Roubaix (edicioni i 116-të), një nga klasiket e sportit të biçikletës. Në kohën që çiklistët garon në një nga rrugët klasike të kësaj gare, atë mbi kalldrëm, çiklisti i ekipit Veranda Willems u rrëzua në tokë.

Mësohet se Goolaerts pësoi një atak kardiak gjatë garës dhe në rrugë iu dha ndihma e parë nga stafi mjekësor, që i bëri edhe një masazh kardiak. Më pas, ai u nis me urgjencë me helikopter në spital, por nuk ia doli të mbijetojë. Ndërkohë, policia franceze ka hapur një hetim për të zbardhur çështjen.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test