Na ndiqni

Çiklizëm

Peter Sagan i lirë nga akuzat, tërheq apelimin në KAS

Nga: Super Sport Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 17:59
Peter Sagan

Peter Sagan ka vedosur të tërheqë apelinin e Gjykatën e Arbitrazhit Sporiv në Lozanë të Zvicrës, pas përjashtimit të tij në edicionin e fundit të Tour të France për shkak të kontaktit në sprint me Mark Cavendish në etapën e 4 korrikut.

Tre herë kampionit të botës i ka mjaftuar një “mea culpa” në UCI (Federata Ndërkombëtare e Ciklizmit), që praktikisht e ka çliruar sllovakun nga çdo akuzë.

Sipas vendimit të “nxehtë” të komisarëve të garës, Sagan e kishte goditur me qëllim me bërryl britanikun, i cili tentoi ta parakalonte nga barrierat anësore. Sagan kishte mohuar goditjen e qëllimshme, por vetëm pas një “odiseje” të gjatë mbrojtjeje, presidenti i UCI-t, David Lappartient, i dha të drejtë. Pas këtij precedenti, UCI ka vendosur që në edicionin e ardhshëm të Tour de France, por edhe në garat e tjera të rëndësishme, komisarët teknikë do të mbështeten në vendimet e tyre nga një “komisar ndihmës”, që duhet të ketë shumë eksperiencë.

Super Sport
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test