Na ndiqni

Bukuri

Ja receta e famshme me “llumin e kafes” qe zevendeson kremrat e shtrenjte…

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 07:18
Ilustrim

Me gjithë produktet kozmetike që përdorim sapo perfundon vera, tendenca e produkteve natyrale për çdo problem të lëkurës është bërë gjithmonë e më dominuese.

Produktet ‘pas diellit’ janë vazhdimisht të rekomanduara, por jo gjithmonë funskionojnë për bezdinë që na krijon lëkura kur fillon të bjerë. Për të ndihmuar lëkurën të pastrohet nga qelizat e vdekura, të jetë e shkëlqyeshme dhe e butë, një scrub natyral me llumin e kafes është zgjidhja më e mirë.

Mjafton një përzierje e llumit të kafes turke me pak vaj ulliri dhe disa pika limoni.

Pasi të kesh përftuar masë homogjene, fillo aplikoje në trup, por edhe fytyrë dhe masazho lehtë me mollëzat e gishtave. Pas disa minutave, shpëlaje trupin normalisht. Kaq e thjeshtë!

Llumin e kafes mund ta kombinosh edhe me kripë, vaj natyral dhe disa pika vaji esencial, sipas preferencës

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test