Na ndiqni

Bota

Rusia akuzon SHBA-në se ka arrestuar një shtetas të saj

Më: 5 janar 2019 Në ora: 17:52
Flamuri i Rusisë, fotografi ilustruese.

Rusia ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se kanë arrestuar një qytetar rus, disa ditë pasi Moska arrestoi ish-pjesëtarin e marinës amerikane, Paul Whelan, nën akuza për spiunazh.

Në një deklaratë, të cilën e kanë cituar mediat ruse, Ministria e Jashtme ruse ka thënë se SHBA-ja ka arrestuar Dmitry Makarenko në ishujt verior Mariana më 29 dhjetor dhe e ka dërguar atë në Florida.

Ambasada amerikane në Moskë ende nuk ka reaguar lidhur me këto pretendime.

Whelan është arrestuar nga Shërbimi Federal rus më 28 dhjetor. Familja e tij thotë se ai është i pafajshëm dhe se kishte qenë në Moskë për të marrë pjesë në një dasmë.

Marrëdhëniet në mes të Rusisë dhe SHBA-së janë përkeqësuar, për shkak të një varg çështjesh, përfshirë ndërhyrjen e dyshuar ruse në zgjedhjet amerikane më 2016 dhe aneksimin e paligjshëm të gadishullit ukrainas të Krimesë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se ka kërkuar nga Moska që të shpjegojë se pse e ka arrestuar Whelanin dhe se do të kërkojë kthimin e tij të menjëhershëm, nëse vërtetohet se arrestimi i tij ka qenë vendimi jo i duhur.

Arrestimi i Whelan vjen disa javë pasi rusja Maria Butina, është deklaruar fajtore pranë një gjykate në SHBA, se ka shërbyer si agjente për Kremlinin.

Kremlini ka mohuar se Butina është agjente ruse dhe ka organizuar fushatë në mediat sociale për lirimin e saj.

Në të kaluarën, Rusia ka arrestuar shtetas të huaj, me qëllim që t’i shkëmbejë ata me të burgosurit rus në shtetet e huaja.

Duke komentuar mundësinë e shkëmbimit të të burgosurve, zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabokov ka thënë sot se “nuk shoh asnjë arsye që të mos ngritet kjo çështje, në kuptimin e shkëmbimit. Ne duhet të ndërmarrim të gjitha procedurat e nevojshme për këtë situatë”, citohet të ketë thënë Ryabokov.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test