Na ndiqni

Bota

Tensionet Rusi-Ukrainë, BE thirrje për qetësi

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 23:23
BE

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Rusisë dhe Ukrainës që "të veprojë me kufizim maksimal" për të qetësuar situatën në Detin e Zi.

Në një deklaratë të Maja Kocijanciq, një zëdhënëse e shefes së diplomacisë evropiane Federica Mogherini, tha se Rusia pritet të "rivendosë lirinë e kalimit" te kalimi i Kerçit, të cilin Moska e bllokoi sot gjatë ditës.

Sot më herët, ndodhi një incident kur dy anije të Marinës së Ukrainës dhe një rimorkiator kaluan drejt Mariupolit në Detin Azov, përmes  Kerç, një kalim të ngushtë midis Krimesë dhe Rusisë kontinentale.

Ukraina akuzoi rojet bregdetare ruse për goditjen e rimorkiatorit dhe tha se madje ka pasur edhe shkrepje të një rakete.

Rusia fajësoi Ukrainën për përgatitjen dhe organizimin e "provokimeve".

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test