Na ndiqni

Bota

Bota kthen sytë kah qendra bërthamore e Kim Jong-un, imazhet satelitore tregojnë se çfarë po ndodh aty

Më: 15 maj 2018 Në ora: 22:23
Foto nga imazhet satelitore

Imazhet satelitore tregojnë se Koreja e Veriut ka filluar çmontimin e objekteve të rëndësishme, ku kryheshin testet bërthamore në Pangai-ri.

Që nga 7 maji, imazhet satelitore janë dëshmi se çmontimi i kësaj qendre testuese është në fazën finale. Në imazhe shihet se janë shembur disa ndërtesa të vogla, shinat e çmontuara si dhe vagonët.

Megjithatë, disa objekte që kishin rol të rëndësishëm, përfshirë edhe dy nga më të mëdhatë – qendra komanduese dhe ndërtesa e administratës – vazhdojnë të jenë të paprekura.

Hyrjet nëpër tunele janë ende të hapura, që sipas gjasave janë lënë qëllimisht me qëllim që nga 23 deri më 25 maj të marrin pjesë gazetarë nga e mbarë bota në ceremoninë e mbylljes së tyre.

Ata do të jenë dëshmitarë të disa shpërthimeve të fuqishme, ku hyrjet e mbushura me eksploziv do t’i hidhen në erë.

Image
Image
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test