Na ndiqni

Bota e Yjeve

Pas lidhjes së përfolur me regjisorin, Arbana Osmani zbulon fiksimin e saj të parë

Më: 5 mars 2019 Në ora: 15:19

Së fundmi po përflitet për një romancë të mundshme mes moderatores së dashur për publikun shqiptar, Arbana Osmani me regjisorin e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishajn.

Lidhur me këto lajme, që të dy kanë vendosur që të mos reagojnë dhe të qëndrojnë në heshtje.

Por një ditë më parë, Arbana ka vendosur që fansave t’u prezantojë fiksimin e saj të parë. Ajo ka zbuluar se ka qenë aktori i njohur i serialit “Beverly Hills”, Luke Perry.

Ky i fundit humbi jetën dje pas një ataku në zemër, ndërsa shumë shprehën hidhërimin e tyre për këtë lajm edhe Arbana ishte mes tyre.

“Fiksimi im i parë”, shkruante moderatorja shqiptare në “Instastory” teksa publikonte edhe një foto të aktorit të famshëm.

E në fakt Luke ka qenë “fiksimi i parë” i shumë femrave që kanë ndjekur “Beverly Hills 90210”. Ai luajti rolin e Dylan McKaynga viti 1990 deri në vitin 1995, për t’u rikthyer sërish nga viti 1998 deri në 2000-n.

Image
Image
Image
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test