Na ndiqni

Bota e Yjeve

Modelja shqiptare bën dedikimin e ndjerë për ikonën e modës: Faleminderit që s’më trajtove si…

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 12:56

Ikona e modës Karl Lagerfeld ka ndërruar jetë sot në moshën 85-vjeçare. Ai la pas trendë dhe shprehje të paharrueshme.

Të shumtë kanë qenë stilistë dhe modele të famshme që kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e Lagerfeld.

Në mesin e tyre është edhe modelja e famshme shqiptare Emina Cunmulaj, e cila në profilin e saj në “Instagram” ka ndarë disa momente të saj nga sfilata “Chanel”.

Por gjithashtu ajo kujton edhe mënyrën e veçantë se si është njohur me dizajnuesin me famë botërore. Emina ka treguar se Karl është kujdesur gjithmonë që të dinte shumë për kulturën e vendit të origjinës së saj.

Në të njëjtën kohë, modelja ka treguar se Lagerfeld e krahasonte me sopranon e bukur amerikano-greke, Maria Callas.


“Më keni quajtur Maria Callas kur as nuk e dija kush ishte ajo. Çfarë nderi ishte të kaloja gjithë ato vite pranë jush dhe krijimtarisë suaj, faleminderit që gjithmonë më trajtove si qenie njerëzore dhe nuk më trajtove vetëm si një varëse rrobash ecëse, por gjithmonë më ke pyetur për të kaluarën dhe kulturën time dhe bëje shaka dhe ndaje (kujtime nga) udhëtimet e tua. (Këto janë disa nga shfaqjet më të preferuara të modës të Chanel ku kam sfiluar)”, shkruan Emina.

Image
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test