Na ndiqni

Bota e Yjeve

Isaac Carew sapo fitoi statusin “i dashuri i vitit”, ja çfarë bëri për Dua Lipa-n

Nga: Mediat Shqiptare Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 19:22
Dua Lipa dhe Isaac Carew

Që Isaac Carew është i dashuri perfekt për këngëtaren e famshme shqiptare, Dua Lipa, e kemi thënë shpeshherë. Ai nuk ka nguruar që të mësojë  vallet shqiptare, adhuron ushqimin tonë tradicional dhe mbi të gjitha e mban Duan si princeshë!

Por së fundmi ai na ka lënë të gjithë pa fjalë edhe me një gjest tjetër. Çifti ndodhet në Los Angeles dhe Dua ka postuar në profilin e saj në “Instagram” një video mjaft të bukur.

I dashuri i saj, Isaac i ka ardhur në ndihmë që t’i drejtojë flokët. Në videon e postuar nga këngëtarja shqiptare, ai shfaqet me pjastër në dorë, shumë serioz teksa pjastron flokët e Dua-s.

Në video ajo shkruan se Isaac po e ndihmon të pjastrojë pjesët që ajo nuk i arrin dot.

Image
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test