Na ndiqni

Bota e Yjeve

Pasi i bëri follow deputetit socialist që PD kërkon arrestimin e tij, Elvana Gjata merr vendimin që trishtoi të gjithë fansat

Nga: Mediat Shqiptare Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 15:50
Elvana Gjata

Këngëtarja mjaft e dashur për publikun shqiptar, Elvana Gjata, ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes së mediave, që prej masakrës që ndodhi më 4 tetor në zonën e ish-bllokut, ku i përfshirë ishte dhe i dashuri i saj.

Që nga ajo ditë, Elvana nuk është shfaqur në publik dhe ka qëndruar larg rrjeteve sociale. Por dje ajo i bëri follow në “Instagram” deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja.

Ky i fundit akuzohet nga Partia Demokratike si anëtar i bandës së Emiljano Shullazit. Madje PD ka kërkuar nga Prokuroria edhe arrestimin e tij.

Pas këtij veprimi të Gjatës, të gjithë menduam se kjo gjë shënoi rikthimin e saj në rrjetet sociale, pas gati 2 muajsh. Në fakt ndodhi e kundërta, pasi ky veprim shkaktoi një valë reagimesh ndër ndjekësit e saj dhe mediat rozë.

Për këtë arsye, ditën e sotmwe Elvana ka marrë një tjetër vendim që na trishtoi të gjithëve. Këngëtarja e njohur ka vendosur që të mbyllë llogarinë e saj në “Instagram” dhe nuk mund ta gjejmë më.

Ndërsa i fejuari i saj, Ervin Mata është në kërkim, këngëtarja mësohet se ndodhet në Gjermani.

Image
Image
Image
Image
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test