Na ndiqni

Bota e Yjeve

Bebe Rexha porosi për disenjatorët: Nuk do të dobësohem

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 09:24
Bebe Rexha

Bebe Rexha gjithnjë ka hapur debate për peshën e saj.

Bukuroshja shqiptare e cila njihet për të hitet e saj, por edhe për të pasmet, nga disenjatorët shpesh u kritikua.

Kjo pasi që ajo nuk bënte fare përpjekje që të humbiste peshë, por vetëm merrej me muzikë.

Dhe, qëndrimin e saj duket se Bebe nuk do ta ndryshojë, kështu së paku sipas një postimi të saj në rrjetin social Instagram.

Ajo ka paralajmëruar të gjithë disenjatorët se nuk e ka ndërmend që të dobësohet.

“Numri 8 dhe gjithmonë krenare. Gjithmonë kam dashur që të jem yll i dobët, por kurrë nuk do të jem e tillë. Kështu, për të gjithë disenjatorët mos më dërgoni veshje të juaja me numër t ëvogël. Ato nuk do të më përshtaten dhe unë nuk do ta ndryshoj veten që të përshtatem. Kështu që punoni me mua dhe me prapanicën time të madhe. Ju don, Bebe”, u shpreh ajo.

Bebe Rexha shpesh bën shaka për peshën e saj, por asnjëherë nuk e ka pasur kompleks që t’i tregojë të pasmet gjigante.

Image
Image
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test