Na ndiqni

Bota e Yjeve

La gjithçka për “ERTV”, Anjeza Maja zbulon detajet e emisionit në televizionin e Kryeministrit Edi Rama

Nga: Mediat Shqiptare Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 13:39
Anjeza Maja

Para pak ditësh, Anjeza Maja prezantoi projektin e saj më të ri televiziv në “ERTV”. “E zgjidha” është rubrika më e re që do të jepet çdo javë dhe mundohet të zgjidhë kauzat sociale të shumë personave apo familjeve.

E ftuar në emisionin “Trokit” të Ermal Peçit, moderatorja zbuloi më shumë rreth këtij projekti, të cilin tha se e pëlqen shumë. “Më pëlqen shumë ky projekt, besoj do e mbaj gjatë. Ky projekt ka disa muaj për të cilin punohet. Duam të zgjidhim kauzat sociale, ndaj titulli është ‘E zgjidha’. Projekti u prit shumë mirë, edhe nga stafi i bashkëqeverisjes, edhe stafi kryeministror. Ndiqet hap pas hapi deri sa del në faqen e Kryeministrit” , u shpreh ajo.

Anjeza tha se me këtë program do të ndihmojë njerëzit dhe gjithçka është në fokusin njerëzor. Kujtojmë që për këtë projekt, ajo la emisionin e paradites në “Top Channel” me Florian Agalliun.

Në fillim u tha se kishte hequr dorë nga televizioni, pasi sapo kishte hapur një biznes, ndërsa më pas e pamë si pjesë e kastit të kërcimit mes personazheve të njohur në garën “Dance with me”. Deri sa të hapë në vjeshtë një biznes të sajin, ajo tashmë i përkushtohet fizikut.

Në një intervistë të fundit për revistën “Who” ajo shprehet: “Prej disa kohësh dhe sidomos këtë vit jam bërë e varur nga aktiviteti fizik, por mos shihni fotot që postoj sepse pa disiplinë në ushqim asgjë nuk ka vlerë, as vrapi, as stërvitja. Vetëm regjimi në ushqim dhe ndonjë vuajtje dashurie të dobëson! Në lidhje me jetën private, ajo është shprehur: “Dua të kem dikë, atë dikë që duan të gjitha vajzat. Të më dojë për atë që ai gjen tek unë, por nuk është e lehtë. Kur isha më e re, mendoja se vitet nuk ikin dhe se mundësitë do të ishin me kuti prej ari, por nuk është gjithmonë kështu. Jeta është fat dhe e kam bindje! Tani, shpresoj që ky fati im mos të vonojë shumë. Nuk kam humor për pasiguri, por rëndësi ka që jam gjithmonë shumë aktive, me punën dhe miqtë. Jam gati të hap një kapitull të ri”.

Po si arrin të jetë elegante gjithmonë, ashtu siç e kërkon ekrani? “Unë i ndaj me të gjithë ato që mësoj. Por e bukura është se i praktikoj te vetja ime, kështu që janë me provë. Unë nuk ha karbohidrate dhe kur e shkel me një pjatë pasta, të nesërmen vihem në detox të plotë, vetëm kos. Jam shumë e dhënë pas ëmbëlsirave dhe ndonjëherë kur e shoh që kam ngrënë tej rregullit të sheqerit, bëj gjithashtu detox. Vetëm një herë në javë duhet t’i lejojmë vetes ushqimet e ndaluara, edhe pse ato janë më të mirat. Nuk ha kurrë bukë. Nuk mbaj mend kur kam ngrënë për herë të fundit”, përfundon ajo. Le të shohim se si do të duket në këtë eksperiencë të re televizive, ku do i duhet të punojë brenda Kryeministrisë.

Image
Image
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test