Na ndiqni

Bota e Yjeve

Pas 7 muajsh ndarje, rikthehet bashkë çifti i famshëm turk

Nga: Mediat Shqiptare Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 10:05
Asli Enver dhe Murat Boz

Asli Enver është aktroja e njohur turke e njohur në vendin tonë si “Syreja” te seriali “Nusja nga Stambolli”. Ajo ishte prej vitesh e lidhur me këngëtarin e famshëm Murat Boz, por në prill të këtij viti bëri bujë të madhe ndarja e tyre.

E teksa kanë kaluar shtatë muaj nga ndarja e tyre, mediat turke shkruajnë se Asli dhe Murat i kanë dhënë edhe një shans njëri-tjetrit.

“Enn Magazine” shkruan se miqtë e ngushtë të çiftit kanë insistuar që ata të uleshin edhe njëherë së bashku që të diskutonin rreth lidhjes së tyre. E mesa duket çifti ka vendosur që të hedhë pas krahëve mosmarrëveshjet, e t’i japin një mundësi dashurisë.

Image
Image
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test