Na ndiqni

Boksi

Kjo është oferta që Joshua do t’i dërgojë Wilder-it

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 00:33
Kjo është oferta që Joshua do t’i dërgojë Wilder-it

Më 1 dhjetor do të zhvillohet mega dueli ndërmjet Deontay Wilder dhe Tyson Fury.

Në rast se amerikani e mposht britanikun, ashtu siç pritet nga audience e boksit, atëherë do të jemi shumë afër ndeshjes Joshua – Wilder.

Promotori i Anthony Joshua, ka treguar se cila do të jetë oferta për amerikanin, në rast se ai e kalon me sukses pengesën Fury.

“Më 2 dhjetor, nëse ai e mposht Furyn, ne menjëherë do të fillojmë negociatat” ka thënë Hearn për “Sky Sports”.

“13 prill, dhe do të jetë një marrëveshje për dy duele. Një në Amerikë dhe një në Britani të Madhe, nuk mund të jemi më korrekt se kaq” ka vazhduar ai.

Krejt në fund, promotori i AJ ka thënë: “Do ta bëjmë më të mirën që të arrijmë ta realizojmë këtë meç dhe këtë do ta bëjmë menjëherë pas ndeshjes (Ëilder – Fury) . Jemi munduar ta bëjmë këtë në dy muajt e fundit.” 

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test