Na ndiqni

Boksi

Fjalët e Krasniqit pasi mposhti Landaetan për ta mbrojtur titullin e kampionit

Nga: Mediat shqiptare Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 11:27
Haxhi Krasniqi

Boksieri nga Kosova, Haxhi Krasniqi, mbrojti titullin e kampionit të Evropës (EBU) në kategorinë super të mesme.

Ai mposhti spanjollin Ronny Landaeta me vendim të gjyqtarëve pas 12 raundeve luftë.

Shqiptari 31 vjeçar festoi fitoren e 49-të në karrierë nga 54 duele të zhvilluara, kurse për Landaetan kjo ishte humbja e parë në karrierë.

Krasniqi është dashur fillimisht të mbronte titullin ndaj Stefan Hartel, por ai u tërhoq për shkak të një sëmundje në stomak, kurse pak ditë para duelit Landaeta u prezantua si kundërshtar.

Sipas Krasniqit, dueli ishte tejet i vështirë.

“Unë kam respekt të madh për këtë kundërshtar, ai ka pranuar të luftojë për një kohë kaq të shkurtër”.

“Unë e kam marrë atë shumë seriozisht dhe ishte shumë punë e vështirë ndaj tij. Falënderoj të gjithë për përkrahjen”, u shpreh Krasniqi pas duelit.

Haxhi Krasniqi është një prej boksierëve më të mirë në historinë moderne të boksit gjerman.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test