Na ndiqni

Boksi

Këtu mund ta ndiqni LIVE meçin e Robin Krasniqit kundër Landaetas

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 23:11
Robin Krasniqi do të rikthehet në ring sonte për t’u përballur me Ronny Landaetan, boksierin nga Venezuela

Robin Krasniqi do të rikthehet në ring sonte për t’u përballur me Ronny Landaetan, boksierin nga Venezuela, i cili doli në skenë vetëm pasi kundërshtari i paraparë i Krasniqit, Stefan Hartel, ishte tërhequr në çastet e fundit.

Para meçit, Krasniqi ka thënë se ekipi i Landaetas dhe promotori i tij meritojnë respekt që ia dolën ta caktonin këtë meç për një kohë shumë të shkurtër.

“Respekt për punën që ka bërë promotori im, dhe mirë që ekipi i Ronny Landaetas u pajtua kaq shpejtë, përndryshe përgatitjet e mia do të shkonin huq” – ka thënë Krasniqi.

“Ai (Landaeta) do të jetë ndryshe në ring. Qetësia e tij tregon se a është përgatitur mirë, duket i sigurt, ka vetëbesim,” – u shpreh boksieri shqiptarë

Ndryshe, dy boksierët do të zbresin në ring pas pak çastesh në Anhalt Arena – Dessau në Gjermani, për të luftuar për titullin EBU (European Super Middleweight).

Për Haxhi Krasniqin kjo do të jetë lufta e 54-të në karrierë, ku deri më tash boksieri nga Juniku ka arritur 48 fitore, ndërsa në 5 raste ka pësuar disfata. Në anën tjetër për boksierin venezuelian, do të jetë ky meçi i 17-të, ndërsa deri më tani nuk dinë për humbje, duke regjistruar 16 fitore.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test