Na ndiqni

Boksi

Joshua reagon ndaj komenteve të Furyt: Kur të marrë fund, nuk do të jem plakushi që tregon histori nëpër kafene se dikur kam qenë kampioni i unifikuar

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 06:56
Anthony Joshua

Anthony Joshua i ka hedhur poshtë pohimet se duhet të jetë bindës në triumfin ndaj Alexander Povetkinit dhe ka reaguar ndaj deklaratave të Tyson Furyt se ky i fundit është kampioni i vërtetë i unifikuar në kategorinë e peshave të rënda.

Fury ishte shpallur kampion i unifikuar pasi e mposhti Wladimir Klitschkon, ndërsa që atëherë nuk ishte ndeshur për shkak të problemeve sportive dhe personale, duke bërë që t’i merreshin titujt.

Ndërkohë, Joshua, i cili është kampioni aktual në kategoritë IBF, WBO dhe WBA, është duke u përgatitur për meçin ndaj Povetkinit në Wembley dhe nuk e konsideron Furyn “mbret” në kategorinë e peshave të rënda.

“Unë jam numri 1 në këtë kategori, nuk duhet të dëshmoj asgjë. Ma tregoni një boksier që ka rekord më të mirë se unë pas 22 ndeshjesh?”.

“Që nga duelet si amator, vazhdimisht kam qenë në krye të këtij sporti. E kam dëshmuar veten gjithmonë, ndërsa këtë e kam bërë edhe nivelin më të lartë. Nëse njerëzit nuk janë të kënaqur me këtë tash, ata nuk do të jenë kurrë”, ka deklaruar Joshua, citon Metro.co.uk.

Fury vazhdimisht e ngacmon AJ nga largësia, ndërkohë që po përgatitet për duelin e parë për titull që nga rikthimi i tij, atë për WBC kundër Deontay Wilder.

Derisa Tyson e konsideron veten akoma një kampion të vërtetë, Joshua thotë se Fury ka hequr dorë nga e drejta për titull.

“Duhet të kesh pakëz respekt. Rripi i kampionit nuk ka të bëjë vetëm me duelin. Nuk mund ta presësh gjithë divizionin që të presë dhe të ulet, gjërat shkojnë përpara”.

“Shumë fat për Furyn, Wilderin dhe mua. Por, kur gjithçka të marrë fund, unë nuk do të jem plakushi që do të shkoj nëpër kafene duke treguar histori se unë kam qenë kampioni i unifikuar. Unë jam i përqendruar te karriera ime dhe se ku po shkoj”, është shprehur Joshua.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test