Na ndiqni

Boksi

Ylli i UFC hedh në gjyq Conor McGregor

Nga: Telesport Më: 11 shtator 2018 Në ora: 20:52
Conor McGregor

Avokati i Michael Chiesa e bëri zyrtare ditën e hënë. Luftëtari i UFC ka hedhur në gjyq Conor McGregor pas incidentit të famshëm të autobusit gjatë prillit të kaluar.

Chiesa ka hedhur në gjyq McGregor, McGregor Sports and Entertainment, Barclays Center, shoqëruesit e McGregor dhe të tjerë gjatë ditës së hënë në New York.

Disa nga akuzat janë neglizhencë, stres emocional dhe sulm.

Gjatë ditës së medias në UFC 223, McGregor i shoqëruar nga disa djem të rinj ka sulmuar autobusin e UFC i cili ishte i mbushur me luftëtarë dhe gazetarë. Ai ka hedhur një karrige të madhe drejt autobusit, ku ka mbetur i dëmtuar Chiesa.

Ai duhet të anulonte ndeshjen me Anthony Pettis, ndërsa Ray Borg, një tjetër luftëtar në autobus, duhet të tërhiqej nga ndeshja me Brandon Moreno.

Chiesa mendon se do të kishte luftuar për titullin kampion ndaj Khabib Nurmagomedov po të mos ishte për McGregor.

Telesport
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test