Na ndiqni

Boksi

Gjetan Keta thyen malazezin për “Skënderbeun” dhe shpallet kampion bote

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 00:42
Gjetan Keta

“Duel në Themel” është fituar nga boksieri shqiptar Gjetan Keta për titullin kampion bote në WBU.

Luftëtari nga Bulqiza arriti një tjetër sukses shumë të madh në karrierë, pasi e dominoi sfidën nga raundi  i parë deri në të 5-in kur edhe boshnjaku Janjanin u tërhoq.

Një përballje mjaft e luftuar nga të dy boksierët, një ndeshje e vërtetë për titull kampion bote, por që në fund u shpall fitues shqiptari Gjetan Keta, duke ia dedikuar këtë fitore heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit.

Në raundin e parë duelin e nis me shumë sulm malazezi, por Keta është përgatitur mjaft mirë në mbrojtje dhe hidhet në sulm në momenti e duhur mjaft rrezikshëm. Edhe raundi i dytë e i tretë ishin të njëjtë, por Keta fillon të fitojë terren dhe bëhet mjaft i rrezikshëm.

Në tre raundet e mbetura Gjetan Keta është i papërmbajtshëm dhe thyen në çdo goditje kundërshtarin, i cili fillon të ketë probleme edhe me frymëmarrjen, dhe mundohet të qëndrojë në këmbë duke u mbajtur tek litarët. Pati një moment çorientimi në fundin e raundit të 5 pasi Sladjan u duk sikur u tërhoq, por më pas vendosi të rikthehet sërish në ring.

Raundi i fundit është fatal dhe malazezi nuk ka më fuqi të mbrohet para sulmeve të Gjetan Ketës, i cili e godet në fytyrë dhe në trup pa ndalim. Ajo që është më e veçanta tek boksierët Keta është se asnjëherë nuk e sulmojnë kundërshtarin kur është me kokën ulur. Në fund Sladjan dorëzohet dhe nuk e vazhdon duelin dhe Gjetani merr shiritin e kampion bote në WBU.

 

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test