Na ndiqni

Boksi

Joseph Parker refuzon ndihmën e Tyson Fury para duelit me Joshua

Nga: Mediat Shqiptare Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 14:04
Joseph Parker

Boksieri Tyson Fury nuk do të jetë partner ringu i kampionit të botës në peshat e rënda Joseph Parker, në përgatitjet që ky i fundit do të bëjë me Anthony Joshua me 31 mars. Trajneri i boksierit neo-zelandez, Kevin Barry, deklaroi në një intervistë për “Ring Magazione” se Fury i është vet-ofruar Parker që ta ndihmojë gjatë kohës që do të përgatitet për duelin që do të zhvillohet në Kardif, ku do të unifikohen titujt kampionë bote.

“Tyson ka kërkuar të na ndihmojë në dy javët e fundit të përgatitjes në Britani, pasi ne të kemi ardhur këtu. Por ne nuk kemi ndërmend të rrezikojmë me një boksier që është mbi peshë, dy javë para duelit. Tyson është një mik i mirë i ekipit tonë dhe ne e vlerësojmë këtë gjest dhe mbështetjen e tij, por kjo nuk na përshtatet”, tha Barry, duke shtuar se Parker do të vijojë përgatitjet me stafin aktual.

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test