Na ndiqni

Basketboll

Raptors nuk kanë të ndalur, Clippers dalin të parët në Perëndim

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 11:55
Pesë fitore radhazi për Toronto Raptors, që triumfuan 125-115 ndaj Miami Heat

Skuadra kanadeze vazhdon të shkëlqejë në këtë stinor.

Pesë fitore radhazi për Toronto Raptors, që triumfuan 125-115 ndaj Miami Heat.

Raptors që kryesojnë bindshëm në Konferencën e Lindjes regjistruan fitoren numër 17 në 21 ndeshje të zhvilluara.

Kawhi Leonard me 29 pikë dhe 10 kërcime ishte basketbollisti më i mirë për ekipin kanadez, kurse Heat nuk i mjaftuan as 36 pikët e Dwayne Wade për të shmangur disfatën.

Los Angeles Clippers rikthehen në krye të Konferencës së Perëndimit pas fitores 104-100 ndaj Portland Trail Blazer.

Tobias Harris me 35 pikë të realizuara, ndihmoi ekipin kalifornian të triumfonte në një fushë të vështirë siç është ajo e Portlandit, kurse për ekipin vendas paraqitje të mirë pati Damian Lillard me 30 pikë.

Jimmy Butler me një tre pikësh në sekondën e fundit ia siguroi fitoren Philadelphia 76ers 127-125 përballë Brooklyn Nets. Butler e mbylli ndeshjen 34 pikë, kurse Joel Embiied kontribuoi me 32 të tjera.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test