Na ndiqni

Basketboll

Golden State fiton në sekondat e fundit, Milwaukee leksion Spurs

Nga: Mediat shqiptare Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 10:30
State – Sacramento

Skuadra kampione e Golden State është rikthyer te fitorja në NBA, pas fitores në sekondat e fundit ndaj Sacramento me rezultatin 117-116. Ai që vendosi fatin e tkaimit ishte Thompson (31 pikë), me një kosh kur duheshin edhe 5 sekonda lojë, ndërkohë që një ndeshje të mirë bëri edhe Duyrant, që realizoi 44 pikë e 13 rebound.

Vijon paraqitja surprizë e skuadrës së Milwaukee, që arriti fitoren e 14-të sezonale pas suksesit 135-129 ndaj San Antonio. Një ndeshje ku herë kryesonte njëri ekip e herë tjetri, por në 5 minutat e fundit dominuan vendasit, që triumfuan falë 34 pikëve e 18 rebound të Antetokounmpo, mbështetur edhe nga 3 lojtarë të tjerë që realizuan mbi 20 pikë.

Fitorja e katërt sezonale për Cleveland, ekipi nënkampion i NBA-së, erdhi sot ndaj Houston, një rezultat surprizë edhe pse Cavaliers e dominuan takimin. Sexton realizoi 29 pikë, mbështetur edhe nga Clarkson me 20, që i bënë të pavlefshme 40 pikët e 13 asist të James Harden. Dallas mposht 113-104 Boston, ndeshje gjithnjë nën komandën e ekipit teksan, që triumfoi falë 20 pikëve të Barea e po 20 të Barnes.

Zhgënjen skuadra e Oklahomës, që në fushën e saj u mund 105-98 nga Denver, dy ekipe pretendente në Perëndim, por miqtë ishin më të saktë dhe fituan falë22 pikëve të Murray. Fiton edhe Minnesota, që mundi Chicago 111-96 falë 35 pikëve e 22 rebound të Towns.

NBA – Rezultatet e sotme

Cleveland – Houston, 117-108

Minnesota – Chicago, 111-96

Oklahoma – Denver, 98-105

Washington – New Orleans, 124-114

Dallas – Boston, 113-104

Golden State – Sacramento, 117-116

Milwaukee – San Antonio, 135-129

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test