Na ndiqni

Basketboll

LeBron kthehet në Cleveland dhe mposht ish-skuadrën e tij

Nga: Mediat Shqiptare Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 11:11
Pamje nga ndeshja

Një mbrëmje e veçantë për basketbollistin e Los Angeles Lakers.

LeBron James i bëhet një pritje madhështore në Quicken Loans Arena.

34-vjeçari dominon ndeshjen dhe largohet me një paraqitje fantastike që i dha fitoren Los Angeles Lakers me rezultat 109-105.

Me 32 pikë 7 asistime dhe 14 kërcime, LeBron udhëhoqi Lakers drejt fitores së 10-të sezonale. 

Tashmë Golden State Warriors mund të konsiderohet një skuadër zyrtarisht në krizë.

Kampionët në fuqi të NBA pësuan humbjen e katërt radhazi pasi u dërmuan brenda në Oracle Arena nga Oklahoma City Thunder me rezultatin e thellë 95-123.

Problemet e brendshme por edhe lëndimet e lojtarëve kryesorë si Stephen Curry, Draymond Green e DeMarcus Cousins po bëjnë të vetën te Golden State.

Dennis Schroder me 32 pikë ishte basketbollisti më i mirë mbi parket për Oklahomën ndërkohë që vendasve nuk u mjaftuan 54 pikët e realizuara nga dyshja Durant-Thompson nga 27 secili.

Toronto Raptors nuk di të ndalet. Skuadra kanadeze mori fitoren e 15-të sezonale pasi mposhti lehtësisht në udhëtim Atlanta Hawks 124-108, në një ndeshje ku lituanezi Valanciuanas me 24 pikë dhe kamerunasi Siakam me 22 ishin dy basketbollistët më të mirë për skuadrën kanadeze.

Ecuri jo e mirë edhe për Boston Celtics që në TD Garden u mposhtën nga New York Knics 109-117.  

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test