Na ndiqni

Basketboll

Fitore dramatike e Raptors ndaj Magic

Nga: KP Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 11:54
Pamje nga ndeshja

Skuadra kanadeze vazhdon të tregojë formë të mirë këtë stinor.

Vëmendja më e madhe ishte te Toronto Raptors që arriti të ruante kreun e klasifikimit në Konferencën e Lindjes, falë fitores së ngushtë në Florida përballë Orland Magic me rezultatin 93-91.

Për të regjistruar fitoren e dytë radhazi dhe të 14-ën sezonale u përkujdes Danny Green i cili 0.5 sekonda para fundit realizoi dy pikët vendimtare. Ai e mbylli ndeshjen me 13 pikë, kurse Kawhi Leonard me 18 pikë ishte koshashënuesi më i mirë për skuadrën kanadeze.

Përmbysje fantastike e Washington Wizards. Skuadra kryeqytetase mposhti në shtëpi Los Angeles Clipper me rezultatin 125-118 në një ndeshje të cilën kalifornianët e kryesonin me +24 pikë në gjysmën e periodës së dytë.

John Wall dhe Bradley Beal ishin dy heronjtë e Wizards pasi të dy sëbashku realizuan 57 pikë.

Për Washington kjo ishte fitorja e gjashtë sezonale ndërkohë që Clippers ndali ecurinë pozitive prej pesë fitoresh radhazi.

Portland Trail Blazzers në mënyrë surprizë vazhdon të ruajë kreun e Konferencës së Lindjes.

Skuadra nga Oregoni mori fitoren e 12-të sezonale pasi kaloi në transfertë New York Knicks me rezultat 118-114 falë 31 pikëve të CJ McCollum dhe 29 të Damian Lillard.

Hasan Whiteside me 21 pikë dhe 23 kërcime nuk ishte i mjaftueshëm për Miami Heat, që u mposht në Florida nga Brooklyn Nets me rezultatin 92-104 duke konfirmuar momentin e keq që po kalon ky ekip ku ka tre humbje radhazi. 

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test