Na ndiqni

Basketboll

Z Mobile Prishtina kërkon hakmarrje ndaj danezëve

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 09:35
Z Mobile Prishtina

Z Mobile Prishtina do të kërkojë sonte fitoren e radhës në FIBA Europe Cup.

Prishtinasit do të takohen sonte para shikuesve të vetë me skuadrën daneze, Bakken Bears.

Bardhekaltërit kanë për synim t’iu revanshohen kundërshtarëve për humbjen e pësuar në ndeshjen e parë me diferencë prej 24 pikëve (108:84), ku oër t’ia marrë pozitën e parë në grup duhet ta mposhtë me 25 pikë, diçka gati e pamundur.

Image

Bears llogariten skuadër favorite pasi që nuk di të për humbje dhe është një ndër skuadrat që mund të triumfoj në tërësi në këtë garë.

Theksojmë se Bakkeni edicionin e shkuar arriti deri në gjysmëfinale të FIBA Europe Cup.

Kujtojmë se “Plisat” kanë bilanc prej katër fitoreve dhe një humbje gjersa kundërshtari ka pesë fitore në po aq takime.

Ndryshe, dueli mes këtyre dyja ekipeve është i fundit në kuadër të grupeve dhe luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve me fillim në ora 20:00.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test