Na ndiqni

Basketboll

Tjetër humbje për Celtics, nuk ndalet Philadelphia

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 11:35
Tjetër humbje për Celtics, nuk ndalet Philadelphia

Tjetër natë jo e mirë për skuadrën nga Massachusetts.

Boston Celtics pësuan humbjen e dytë radhazi dhe të gjashtën në dhjetë ndeshjet e fundit, këtë herë në fushën e Charlotte Hornets 117-112. 

Kyrie Irving u mundua ta mbante në lojë skuadrëne tij, me 27 pikë dhe 11 asistime, por përballë një Kemba Walker fantastik gjithçka ishte e kotë. Plot 43 pikë realizoi ylli i Hornets, që po kalon një moment të jashtëzakonshëm. 

Philadelphia 76ers po kalon formë të mirë, teksa këtë herë triumfoi 119-114 në shtëpi me Phoenix Suns. U dallua në këtë takim Devin Booker me 37 pikë e 8 asistime, por skuadra nga Arizona nuk arriti ta shmangte humbjen, pasi për 76ers morën më shumë vlerë 33 pikët e Joel Embiid, ndërsa Ben Simmons shtoi edhe 19 pikë të tjera dhe 11 kërcime.

Humbje e papritur në 117-114 e Oklahoma City Thunder në parketin e Sacramento Kings. 

Ndonëse Russell Westbrook dhe Paul George, patën një paraqitje të mirë 29 dhe 27 pikë, triumfoi loja në grup e Kings, të udhëhequr nga Hield e Shumpert me 25 dhe 23 pikë. Për Thunder kjo ishte disfata e gjashtë në 16 takimet e para sezonale.

Një duel fantastik në Smoothie King Center mes New Orleans Pelicans dhe San Antonio Spurs, me vendësit që triumfuan me rezultatin 140-126. 

Katër basketbollistë të Pelicans, Davis, Holiday, Moore dhe Randle realizuan më shumë se 20 pikë secili, ndërsa për San Antonion nuk vlejtën për të arritur deri te suksesi 21 pikët e DeMar DeRozan apo 20 të Forbes. 

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test