Na ndiqni

Basketboll

Super LeBron – Realizon 51 pikë për fitoren e Lakersave

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 08:32
LeBron James

LA Lakers kanë shënuar fitore kundër Miami Heat, me rezultatin 97:113.

Si gjithmonë, pa ndonjë befasi, më i miri në parket gjatë këtij takimi ishte LeBron James, 

“Mbreti” realizoi plot 51 pikë në fitoren kundër skuadrës së shokut të tij, Dwyane Wade.

Më tutje, LeBron shtoi edhe 8 kërcime, 3 asistime, 2 topa të vjedhur dhe një bllokadë, si kontribut në fitoren e skuadrës së tij.

Lakers ishin më të mirë se Miami në 3 nga 4 çerekët e lojës; (21:34, 31:33,24:25, 21:21).

Ishte kjo fitorja e nëntë e skuadrës nga Los Angeles, në 16 ndeshje të luajtura këtë sezon. 

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test