Na ndiqni

Basketboll

Ja si LeBron mund ta tejkalojë Jordanin në listën e realizatorëve

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 00:15
LeBron James dhe Jordan

LeBron James ka tejkaluar Wilt Chamberlainin, për tu renditur tashmë në vendin e pestë, në listën e realizatorëve më të mirë në historinë e NBA.

“Mbreti James” realizoi plot 44 pikë në përballjen ndaj Portland Trail Blazers për të arritur këtë sukses, shkruan lajmi.net.

Tashmë, para tij renditen Michael Jordan, Karl Malone,  Kobe Bryant e Abdul Jabbar.

Për të tejkaluar Michael Jordan, LeBron duhet të realizojë 25 pikë për ndeshje në 35 ndeshjet e ardhshme.

Por, nëse ai realizon 28 pikë për ndeshje në 31 ndeshjet e ardhshme, do ta tejkalonte legjendën Jordan pikërisht në përballjen kundër Chicago Bulls.

A do të mund LeBron ta arrijë këtë brenda 31 ndeshjeve? Kujtojmë se ai mbanë një mesatare edhe më të lartë në karrierën e tij.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test