Na ndiqni

Basketboll

Phoenix Suns befason San Antonio Spurs

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 10:12
Foto nga ndeshja

Mbrëmë janë zhvilluar 11 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë në NBA.

San Antonio Spurs janë befasuar si mysafirë para mbi 14 mijë shikuesve të pranishëm në Talking Stick Resort Arena.

“Mamuzat” kanë pësuar humbje kundër Phoenix Suns me njëzet pikë diferencë 116-96.

Vetëm periudha e tretë i ka takuar së drejtuar nga trajneri Greg Popovich gjersa në tre të tjerë shkëlqyen vendasit.

Basketbollisti më efikas te ‘diellorët’ ishte T.J.Warren që arriti të shënonte 27 pikë kurse paraqitje fantastike pati DeAndre Ayton, i cili regjistroi ‘double-double’ në saje 17 pikëve dhe dhjetë kërcimeve.

DeMar DeRozan ishte më i miri te Spursat me 24 pikë ndërsa 16 sosh i realizoi edhe Derick White, por që nuk ishin të mjaftueshëm për të shmangur humbjen.

Pas kësaj, San Antonio ka bilanc prej shtatë fitoreve dhe një humbje ndërsa Sunsat arritën fitoren e tretë kundrejt 11 pësimeve.

Në takimin e radhës San Antonio do të takohet me Los Angeles Clippersave kurse Phoenix do të luajë kundër Oklahoma City Thunder.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test