Na ndiqni

Basketboll

Z Mobile Prishtina – Steaua Bucuresti, ky është rezultati pas pjesës së parë

Nga: Insport Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 19:49
Pamje nga ndeshja

Z Mobile Prishtina është nikoqire e Steaua Bucurestit nga Rumania në kuadër të Grupit E të FIBA Europe Cup.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi 34:36 në të mirë të ekipit rumun.

Në ballafaqimin ndërmjet këtyre dy skuadrave të luajtur më 24 tetor në Bukuresht, fitore patën shënuar bardhekaltrit me shifrat 87:81.

Z Mobile Prishtina tashmë e ka siguruar kualifikimin tutje në FIBA Europe Cup, duke zënë vend në mesin e 16 skuadrave që do të vazhdojnë garat në këtë kompeticion.

Z Mobile Prishtina është e dyta në Grupin E me tri fitore e një humbje, derisa Bakken Bears nga Danimarka kryeson në grup me 4 ndeshje e po aq fitore.

Cherkaski Mavpy nga Ukraina është i treti në grup me 1 fitore e 3 humbje, si dhe e fundit në grup është skuadra rumune, Steaua Bucuresti me 4 ndeshje e po aq humbje.

Insport
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test