Na ndiqni

Basketboll

Warriors dështojnë në vazhdime nga Clippers

Nga: Mediat Shqiptare Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 11:15
Skuadra nga Louisiana uli me këmbë në tokë ekipin kanadez

Disa rezultate befasuese janë regjistruar mbrëmë në NBA.

Një fitore të madhe regjistroi Los Angeles Clippers që mposhti pas vazhdimeve me rezultatin 121-116 kampionët në fuqi të Golden State Warriors.

33 pikët e Kevin Durant dhe 31 të Klay Thompson ishin të pamjaftueshme për Warriors të cilët pësuan humbjen e tretë sezonale por pavarësisht disfatës vazhdojnë të jenë në krye të konferencës së Perëndimit.

Pas gjashtë fitoresh radhazi Toronto Raptors merr një goditje të fortë nga New Orleans Pelicans.

Skuadra nga Louisiana uli me këmbë në tokë ekipin kanadez që për momentin kryeson konferencën e Lindjes me 12 fitore dhe dy humbje në 14 takime gjithsej.

Në Scotiebank Arena të Torontos dominuan Anthony Davis me shokë, pasi Raptors u mposhtën me rezultatin e thellë 110-126 nga Pelicans.

Tre basketbollistë të New Orleans ishin dhe pikëshënuesit më të mirë të ndeshjes. Moore spikati me 30 pikë, Holiday me 29 pikë dhe 14 asistime ndërsa Anthony Davis ishte thjeshtë fantastik pasi koleksionoi 25 pikë dhe 20 kërcime.

U rikthye menjëherë të fitorja, Oklahoma City Thunder që kaloi me rezultatin 118-101 në shtëpi Phoenix Suns, në një ndeshje ku nuk u ndie aspak mungesa e yllit të skuadrës Russell Westbrook pasi Paul Goerge dhe Dennis Schroder ishin në superformë duke realizuar respektivisht 32 dhe 20 pikë.

San Antonio Spurs pësoi humbjen e pestë sezonale pasi u mposht në Kaliforni nga Sacramento Kings me rezultatin 104-99. DeMar DeRozan koleksioni në total 23 pikë dhe 8 asistime.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test