Na ndiqni

Basketboll

Fillimi i sezonit në NBA e gjen Antetokounmpon favorit për MVP

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 00:10
Antetokounmpon

Sezoni i ri në NBA ka treguar shumë ndryshime si në performancat e skuadrave ashtu edhe të lojtarëve.

Shumë lojtarë kanë ndryshuar skuadër, ku vlen të theksohet shkëmbimi Leonard – DeRozan, apo kalimi i LeBron në Lakers.

Derrick Rose ka gëzuar të gjithë dashamirësit e basketbollit me rikthimin e tij në formën e dikurshme.

Megjithatë, spektaklin e ka “vjedhur” Giannis Antetokounmpo i Milwaukee Bucks.

Greku po kalon në formë të jashtëzakonshme duke udhëhequr edhe skuadrën e tij në një seri mahnitëse.

23 vjeçari regjistron shifra fenomenale individualisht, duke kontribuuar për skuadrën me 25.6 pikë për ndeshje deri më tash.

Ai gjithashtu ka shtuar 5.7 asistime për ndeshje. Sa i përket fazës defensive ai regjistron 12.9 kërcime, 1 top të vjedhur dhe 1.3 bllokada për ndeshje.

Milwaukee aktualisht ka rekordin më të mirë në NBA, me 9 fitore dhe 2 humbje.

Së fundmi ata kanë mposhtur kampionin në fuqi, Golden State Warriros, falë 24 pikëve të “Greak Freak”.

Në rast se Giannis vazhdon me këso performancash, ai padyshim do të rrëmbejë çmimin e MVP.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test