Na ndiqni

Basketboll

McCollum shkëlqen në fitoren e Blazzers

Nga: Mediat Shqiptare Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 11:41
CJ McCollum

Basketbollisti i Portlandit ishte ylli i mbrëmjes në NBA.

Në katër ndeshje të zhvilluara në NBA, më e rëndësishmja ishte ajo e zhvilluar në Moda Center të Portlandit, ku vendasit fituan 118-103 ndaj Milwaukee Bucks.

I papërmbajtshëm për Blazers, CJ McCollum, autor i një paraqitjeje të jashtëzakonshme me 40 pikë, 6 asistime dhe 5 kërcime. Ndërkohë paraqitje mesatare për yllin e Bucks, Giannis Antetokounmpo, që realizoi 23 pikë.

Skuadra nga Oregoni me këtë sukses shkon në kuotën e 8 fitoreve në Konferencën e Perëndimit, ndërsa Bucks pësuan humbjen e dytë në 10 takime të zhvilluara gjithsej, duke u renditur të dytët në Lindje pas Toronto Raptors.

Vijon paraqitja e mirë e Brooklyn Nets, që këtë radhë triumfuan 104-82 në fushën e Phoenix Suns. Spikati në këtë përballje LeVert me 26 pikë, ndërsa Russell shtoi edhe 15 pikë të tjera për Nets.

Luca Donqiqi vazhdon të mahnisë te Dallas Mavericks. Talenti slloven shënoi 23 pikë në suksesin 119-100 ndaj Washington Wizards, për të cilët nuk mjaftoi paraqitja e mirë e John Wall, që e mbylli takimin me 26 pikë, 10 asistime dhe 4 kërcime.

Fitore edhe për Charlotte Hornets që triumfoi 113-102 ndaj Atlanta Hawks, falë paraqitjes së mirë të Kemba Walker i cili realizoi 29 pikë.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test