Na ndiqni

Basketboll

Kerasan Prishtina dërrmon Kastriotin, kampione e Kosovës

Më: 7 maj 2018 Në ora: 11:23
Kerasan Prishtina

Basketbollistet e Kerasan Prishtinës janë shpallur kampione të Kosovës në Ligën Unike të Kadeteve për edicionin 2017/18.

Kerasan Prishtina në finalen, e cila është zhvilluar të dielën e ka mposhtur Kastriotin nga Ferizaj me rezultat 88:65.

Kupën kapitenes së Kerasan Prishtinës, Astera Tuhinës ia ka dorëzuar Elvira Dushku, Sekretare e Përgjitshme e FBK-së, derisa medaljet për të dyja ekipet i kanë ndarë anëtarët e Bordit të të FBK-së, Valton Bilalli dhe Learta Berisha.

Në gjysmëfinalet që janë luajtur të shtunën Kerasan Prishtina ka triumfuar ndaj Dritës së Gjilanit, kurse Kastrioti ishte skuadër më e mirë se New Basket nga Prizreni.

Duhet theksuar se vashat e Kerasan Prishtinës e kanë përmbyllur edicionin me dy trofe, pasi krahas titullit javë më parë janë stolisur edhe me trofeun e Kupës së Kosovës, duke e mundur pikërisht në finale Kastriotin.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test