Na ndiqni

Basketboll

Fidan, me amerikane nuk ka hajgare!

Më: 20 prill 2018 Në ora: 14:30
Fidan Shatri gjatë një këshille me lojtaret

As vet nuk e kishte menduar, bile edhe kur ishte në gjumin më të thellë të natës, nuk ka pa as ëndërr se do të pësoi humbje ekipi i tij, Pro Bet Prishtina, me një rezultat turpërues 102:72 nga Bashkimi i Prizrenit, në ndeshjen e luajtur në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Diferencën e bën basketbollistet amerikane Anastasia Williams me 25 pikë e Khadia Brown me 23 sosh.

Fidani tash mendon për ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së play-off-it të Kampionatit të Kosovës (femrat), mbetet të shihet se a është dorëzuar apo jo. Bashkimi një hap afër finales, ndërsa Pro Bet Prishtina, fituese e Kupës, analizon situatën në tërësi dhe do të shikon të fiton në Prizren qoftë edhe me një pikë diferencë për të kërkuar sfidën e tretë në kryeqytet, ndryshe mbledhin valixhet për në shtëpi.

Por Bashkimi me amerikanet janë ekip e frikshme dhe vështirë të studiohen edhe nga trajneri i Prishtinës, sepse prizrenaset ndërrojnë qasjen e lojës sipas asaj që e shohin rivalen në terren. Fidan, me amerikanet nuk ka hajgare! Fundja, edhe Fidani ka një formulë të befasisë!

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test