Na ndiqni

Azia

“Normalizimi është tradhti”, motoja e re e protestave në Gaza

Nga: top channel Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 06:24
Gaza

Rreth 8 mijë palestinezë protestuan në 5 zona të ndryshme të kufirit të Gazës, si vazhdim i protestave të quajtura “Marshi i Rikthimit” dhe që zhvillohen rregullisht çdo të premte, që prej 30 Marsit.

Të paktën 14 palestinezë kanë mbetur të plagosur gjatë përplasjeve përgjatë kufirit, sipas burimeve nga Ministria palestineze e Shëndetësisë, ndërsa dyshohet edhe për një tjetër të vrarë.

Protesta e kësaj jave u mbajt nën moton “Normalizimi është tradhti” dhe organizatorët u bënë thirrje protestuesve që të vazhdojnë këto demonstrime derisa “rrethimi” të hiqet.

“Pjesëmarrja e mijëra demonstruesve në marshime sot është një përgjigje për të gjitha përpjekjet për kërcënime dhe kontrabandë, që kanë për qëllim parandalimin e demonstratave. Populli palestinez do të vazhdojë përpjekjet e tij për të hequr rrethimin njëherë e përgjithmonë”, tha një zëdhënës i Hamasit.

Protestuesit vazhduan të djegin goma dhe të gjuanin me gurë drejt ushtarëve izraelitë. Gjenerali i Përgjithshëm Kamil Abu Rukun, dje, i ka dërguar një paralajmërim protestuesve të mundshëm të Gazës.

“Ne nuk do të tregojmë përmbajtje dhe nuk do të jemi të butë ndaj askujt që shkel urdhrat e mëposhtëm: Cilido që afrohet në një distancë prej 100 metrash nga gardhi, do të vihet në rrezik dhe unë sugjeroj që të zgjoheni dhe të kuptoni se Hamasi dhe organizatat e tjera terroriste po ju çojnë në buzë të humnerës. Kuptoni këtë para se të jetë tepër vonë”, tha Rukun.

top channel
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test