Na ndiqni

Azia

Liderët e Khmer Rouge shpallen fajtorë për gjenocid

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 08:53
Khieu Samphan (majtas) dhe Nuon Chea

Udhëheqësit e fundit të mbijetuar të lëvizjes komuniste Khmer Rouge, e cila ka sunduar në mënyrë brutale në Kamboxhia në vitet 1970, u dënuan për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte nga një gjykatë ndërkombëtare.

Nuon Chea dhe Khieu Samphan ishin në gjyq nën akuzat për shfarosjen e myslimanëve dhe vjetnamezëve etnikë.

Ata u dënuan me burgim të përjetshëm - të njëjtin dënim që tashmë shërbejnë pas shpalljes fajtorë në një gjyq të mëparshëm për krime kundër njerëzimit, lidhur me dëbimet e detyruara dhe zhdukjet masive të njerëzve.

Kamboxhia nuk ka dënim me vdekje.

Besohet se deri në dy milionë njerëz, shumica prej tyre khemerë etnikë, kanë vdekur nën regjimin e shkurtër, por brutal të Khmer Rouge në periudhën 1975-1979.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test