Na ndiqni

Azia

'Anijet fantazmë' vazhdojnë të mbërrijnë në bregdetin e Japonisë

Nga: KosovaPress Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 17:42
Japoni

Anije druri, të njohura si "fantazma", që besohet të jenë nga Koreja e Veriut, vazhdojnë të arrijnë në brigjet e Japonisë këtë vit.

Rojet bregdetare thanë sot se 95 anije të tilla mbërritën, të cilat shpesh përmbajnë kocka njerëzore dhe andaj quhen "anije fantazmë", raportoi AP.

Vitin e kaluar në bregdetin japonez lundruan 104 anije të tillë, tha roja bregdetare duke shtuar se deri tash janë gjetur 30 kufoma dhe 40 të mbijetuar.

Erërat dhe rrymat e forta të oqeanit sjellin dhjetëra anije peshkimi prej druri nga Koreja e Veriut në bregun verior të Japonisë.

AP thotë se rritja e numrit të "anijeve fantazmë" mund të jetë e lidhur me fushatën për kapjen e peshkut  në Korenë e Veriut, në mënyrë që të rritet burimi i proteinave për të ushqyer popullatën në një vend që kërkon të sigurojë vetëmjaftueshmërinë në zinxhirin e furnizimit të ushqimit.

Për të përmbushur rritur kuotën, peshkatarët e Koresë së Veriut shkojnë më larg se zonat e zakonshme, duke rrezikuar të shkelin zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë që shtrihet 200 milje në brigjet e këtij vendi.

Më shumë se një e treta e këtyre anijeve këtë vit arritën në ishullin verior japonez të Hokaidos.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test