Na ndiqni

Azia

Në shenjë miqësie Seuli dërgon në Phenian 200 tonë… mandarina!

Nga: ATSH Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 16:58
Phenian

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae In dërgoi sot 200 tonë mandarina në Korenë e Veriut në shenjë miqësie.

Kjo lëvizje vjen si pjesë e marrëveshjeve të tyre për dhënien fund të armiqësisë në Gadishullin Korean.

Mandarinat u dërguan nga ishulli Jeju dhe ishin një ”përgjigje” ndaj dy tonëve kërpudha që Koreja e Veriut i kishte dërguar presidentit Moon në shtator.

Sipas zyrës së shtypit të presidentit, dërgesa do të transportohet me avionë në 20 000 kuti.

Mandarinat janë frut i sezonit në Korenë e Jugut. /ATSH

ATSH
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test